Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, festoi në mënyrë të pazakontë kualifikimin e ekipit të tij në fazën e 1/16-ve të Botërorit. Pas fitores ndaj Senegalit, ai fillimisht puthi bashkëshorten në tribunë dhe më pas u drejtua me vrull drejt dhomave të zhveshjes për të folur me lojtarët.
Pamjet u bënë “virale”. Solbakken ndaloi muzikën që lojtarët kishin vendosur për festë dhe nisi fjalimin e tij: “Qetësi, djema! Kjo është ndeshja më e madhe në historinë e futbollit norvegjez”. Menjëherë pas kësaj, ai goditi me grusht kamerën që po filmonte momentin, duke habitur futbollistët.
Trajneri vazhdoi duke përgëzuar skuadrën për paraqitjen kundër Senegalit, ndërsa më vonë i dha edhe një shkelm kamerës, duke bërë që operatori të humbiste për pak çaste kontrollin e saj. Fillimisht lojtarët mbetën të shtangur, por më pas shpërthyen në të qeshura pasi kuptuan se gjithçka ishte rezultat i entuziazmit dhe adrenalinës së trajnerit.
Në fund, sulmuesi Alexander Sørloth bëri shaka duke e pyetur: “A je mirë? Tani duhet të kthehesh tek ai”, duke iu referuar kameramanit.
Vi trenger kanskje noen nye kameraer til utslagsrundene 😂🎥 pic.twitter.com/iVcm5pmzll
— Fotballandslaget (@nff_landslag) June 23, 2026
The post Solbakken i papërmbajtshëm; godet me grushte dhe shkelma kamerën në dhomat e zhveshjes (video) appeared first on Telesport.
