Ashtu siç është bërë e ditur prej kohësh, Marc Casado dhe Roony Bardghji do të largohen këtë verë nga Barcelona. Dy lojtarët nuk janë pjesë e rëndësishme e projektit të Hansi Flick dhe largimi i tyre do të sjellë të ardhura shtesë dhe do të krijojë hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja.
Për Marc Casado-n ka interes nga disa ekipe, por së fundmi është Milan që duket më pranë. Ruben Amorim ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Casado-s dhe e sheh atë si pjesë e rëndësishme të projektit të tij.
Barcelona pretendon të fitojë 25-30 milionë euro nga shitja e Casado. Përsa i përket suedezit, Roony Bardghji, e ardhmja e anësorit të djathtë pritet të jetë në Premier League. Barcelona pret të fitojë 20-25 milionë euro.
The post Barcelona ka gati shitjen e dy lojtarëve. Njëri drejt transferimit te Milan appeared first on Telesport.
