Fitorja e dytë sezonale për pilotin britanik të Mercedes, George Russell, që sot triumfoi në garën e Cmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Fitore që ngushton në 40 pikë diferencën me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli në renditjen e përgjithshme.
Italiani sot u klasifikua në vendin e tretë dhe mes dy makinave Mercedes u rendit holandezi Max Verstappen me Red Bull. Ky është rezultati më i mirë sezonal deri më tani pr 4 herë kampionin e botës, që në fund rrezikoi të parakalohej nga Antonelli.
Zhgënjen Ferrari, që u rendit në vendin e pestë me Leëis Hamilton. Britaniku u klasifikua pas australianit Oscar Piastri me McLaren (vendi i katërt), ndërsa Charles Leclerc u rendit në e tetë me makinën tjetër Ferrari. “Kokëkuqja” sot nuk ishte në një ditë të mirë.
Në vendin e gjashtë u rendit Isack Hadjar me makinën tjetër Red Bull, ndërsa i shtati doli kampioni i botës në fuqi, britaniku Lando Norris (McLaren). Në “top-10” edhe Liam Laëson e Arvdn Lindbald, dy pilotët e RB, por me një xhiro pas fituesit.
Gara pati hera-herës emocione, sidomos në fundin e saj, ku tri të parët u renditën në hakurn e 2 sekondave nga njëri-tjetri. Gjithsesi, Russell menaxhoi mirë gomat dhe degradimin e tyre në temperaturën e lartë, gjë që nuk funksionoi me Ferrari me 3 ndalesa.
The post Russell triumfon në Austri dhe rihap botërorin, në podium edhe Verstappen e Antonelli, zhgënjen Ferrari appeared first on Telesport.
