Pas përfundimit të fazës së grupeve, kemi një tablo më të qartë edhe në garën për “Këpucën e Artë”, ku për momentin prin një 39-vjeçar si Lionel Messi, me 6 gola.
Më pas ndjekin me nga 4 gola emra me peshë si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Ousmane Dembele dhe Vinicius Junior.
Më 3 gola të shënuar, lista është shumë e gjatë: Harry Kane (Angli), Deniz Undav (Gjermani), Matheus Cunha (Brazil), Jonathan David (Kanada), Ismaël Saibari (Marok), Elijah Just (Zelanda e Re), Brian Brobbey (Holandë), Johan Manzambi (Zvicër), Ismaïla Sarr (Senegal), Yoane Wissa (RD Kongo).
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka vetëm dy gola deri tani dhe këtë herë betejën direkte me Messin, duket se e ka të fituar argjentinasi.
The post “Këpuca e Artë” në Botëror: Messi në krye, por rreziku nga Mbappe dhe Haaland është aty. Ronaldo mbetet pas appeared first on Telesport.
