Kai Havertz do të jetë një nga kërcënimet e mëdha për Paraguajin në përballjen e së martës në Boston. Sulmuesi ka dhënë konferencën për shtyp para ndeshjes dhe e ka bërë të qartë se ata nuk i dëgjojnë shumë kritikat që rrethojnë kombëtaren.
Ndeshja e parë me eliminim direkt: “Kjo është ndeshja ime e parë në këtë fazë të Botërorit. Kemi uri për të fituar, do të jetë një ndeshje e mirë. Do të shohim si do të shkojë, në përgjithësi më pëlqejnë këto raste të mëdha dhe ndihem rehat në këtë kontekst. Shpresoj të vazhdojmë përpara. Për këtë duhet të punosh shumë dhe të besosh në veten tënde”.
Bashkimi në fushë: “Sigurisht, kemi një marrëdhënie të ngushtë dhe na pëlqen të shfrytëzojmë versionin tonë më të mirë. Prej kohësh njihemi dhe nuk mendoj se është e nevojshme të njihemi më shumë, por ndonjëherë nevojitet kohë, sepse ndonjëherë mësohesh të luash me shokët e klubit, por jam i sigurt se mund të na shkojë shumë mirë ndaj Paraguajit”.
Thonë se është Gjermania më e dobët në shumë vite: “Unë nuk kam asnjë problem me këtë, nuk dëgjoj shumë, kemi shumë ekspertë në vendin tone. Gjithsesi, mund të them se nuk na intereson shumë ajo që thonë të tjerët”.
The post Havertz: Ka shumë ekspertë kritikë në vendin tonë, por nuk na intereson shumë ajo që thonë appeared first on Telesport.
