Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria gjashtë shoferë në territorin e gjithë vendit për shkelje të rënda të rregullave në komunikacion.
Sipas autoriteteve, pesë prej tyre kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa dy nga këta shoferë janë të mitur. Rastet janë regjistruar në Shkup, Gostivar, Kumanovë, Kavadar dhe Prilep.
Ndërkohë, në Pikën Kufitare Deve Bair është ndaluar një shofer që drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjashtë personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, të mos vozisin nëse kanë ndalim për drejtim ose janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
The post Gjashtë shoferë privohen nga liria, pesë vozitnin pa patentë appeared first on Alsat.
