Pas Kanadasë, Brazili është kombëtarja e dytë që kualifikohet për në 16 ekipet më të mira. Brazili vuajti shumë ndaj Jpaonisë, por në fund fitoi me shifrat 2-1.

Rasti i parë i rrezikshëm në pjesën e parë ishte në minutën e 29-të, pikërisht aty ku u zhbllokua rezultati. Pas një topi të humbur nga Danilo në zonën e tij dhe një aksioni personal të Kaishu Sano, i cili dërgoi topin në portën e Alisson Becker me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për aziatikët. Brazili e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke barazuar shpejt shifrat 1-1. Pas një krosimi perfekt të Gabriel, ishte Casemiro i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e 56-të.

Ndërsa dy minuta më pas, Vinicius Junior ishte i pafat, pas një aksioni personal, vetëm shtylla i mohoi golin anësorit brazilian, pas devijimit të portierit japonez, Zion Suzuki. Në minutën e 90+5′, Brazili gjen golin e avantazhit me Gabriel Martinelli, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. 25-vjeçari mposhti Zion Suzuki me një goditje të bukur, pas asisti fantastik të Bruno Guimaraes.

Brazili fiton përfundimisht 2-1 dhe tani do të përballet në 1/16-at me fituesin e çiftit Norvegji-Bregu i Fildishtë.

SHIKOGOLAT

The post E PABESUESHME! Japonia e pëson në frymën e fundit, Martinelli nderon Brazilin (video) appeared first on Telesport.