A do të qëndrojë Ardon Jashari te Milan apo do të largohet nga klubi kuqezi në merkaton e kësaj vere, pas vetëm një sezoni në klub?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje në orët e ardhshme, pasi këtë mëngjes agjentët e mesfushorit zviceran, të blerë verën e kaluar nga Club Brugge, mbërritën në Casa Milan për një takim me drejtuesit e Milan.

Jashari luajti në total në 17 ndeshje me fanellën kuqezi (14 në kampionat), duke mos shënuar asnjë gol dhe nuk la asnjë gjurmë.

Atalanta dhe Roma kanë treguar interes të fortë për lojtarin 23-vjeçar, vlera e të cilit në treg është rreth 30 milionë euro.

The post Menaxheri i Jashari në “Casa Milan” për të ardhmen e mesfushorit, dy ekipe të Seria A presin appeared first on Telesport.