Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, policia ka privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Prej tyre, 11 kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa tre janë të mitur.

“Katër persona janë në Shkup, tre në Gostivar (dy të mitur), dhe nga një person në Tetovë, Prilep, Dibër dhe Kocani (një i mitur), i cili ka lëvizur në rrugë njëkahëshe në drejtim të kundërt. Ndërsa një person në Shkup ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Gostivar ka vozitur me masë aktive ndalimi për drejtim të mjetit motorik”, njoftoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

The post MPB: 13 shoferë privohen nga liria për shkelje në trafik, 3 prej tyre të mitur appeared first on Alsat.