3 gola të shënuar dhe 4 asiste të dhënë në 23 ndeshje, nuk i bindën drejtuesit e Fulham për të blerë përfundimsht Samuel Chukwueze, për shifrën 25 milionë euro. Nigeriani u rikthye sërish këtë verë te Milani.

Vetë lojtari është i sigurt që do të fitojë një vend në formacionin e Ruben Amorim, ndërkohë drejtuesit e Milanit po punojnë për shitjen përfundimtare të tij.

Sport Mediaset zbulon se sulmuesi nigerian ka refuzuar transferimin te Trabzonspor, për shifrën 15 milionë euro. Milan e ka pranuar ofertën, por është vetë sulmuesi që ka refuzuar transferimin në superligën turke.

Largimi i Rafael Leao, por edhe shitja e mundshme e Christian Pulisic këtë verë gjithashtu i japin Chukwueze shpresë se ai mund të gjejë më shumë kohë loje sezonin e ri.

The post Chukwueze bën drejtuesit e Milanit me dhimbje koke, refuzon ofertën 15 milionë euro. Nigeriani kërkon të bindë Ruben Amorim appeared first on Telesport.