Komuna e Strugës ka përfunduar shitjen e automjetit zyrtar Audi A6 për 22 mijë euro përmes ankandit publik, përcjell TV21. Ofertën më të lartë e paraqiti një kompani nga Manastiri, ndërsa në ankand morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Sipas Komunës, të ardhurat nga shitja do të përdoren për uljen e borxhit komunal. Automjeti ishte blerë për 67 mijë euro gjatë mandatit të ish-kryetarit Ramiz Merko dhe kishte nxitur debat publik, ndërsa ai më vonë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Strugës.
“22 mije euro lehtesim per buxhetin e qytetareve te Strugës. Vetura famëkeqe e cila simbolizonte luksin e tepruar te kryetarit të ish Komunës së Strugës u shit sot për 22 mijë euro, duke ulur borxhin publik të komunës sonë. Flota e Komunës duhet të jetë e pajisur me mjete që janë të nevojshme për funksionimin normal të një administrate normale Kjo qasje, e shkurtimit të shpemzimeve dhe uljes së borxhit do të na ndihmojë që vitet e ardhshme të kemi zhvillim edhe më të madh”, thuhet në njoftimin e komunës së Strugës.
