Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i quajti politika revanshiste patriotike këto të pushtetit aktual. Ai ftoi të mos preket mbi të arriturat e marrëveshjes së Ohrit duke shtuar se nuk mund të rrinë indiferent kur dikush prek në palcë. Ahmeti, nga takimet në Dibër për konsolidimin e strukturave partiake tha se përfaqësuesit shqiptar që e kanë marrë guximin të jenë aty pa legjitimitetin e shqiptarëve, janë të pavlerë.
“Kanë menduar që ai Titaniku, 800 metra i gjatë, nuk fundoset sepse është gjigand i madh. Por jo, kur të jesh në mes të oqeanit dhe t’i biesh ajsbergut, jo titanik por bëhu çelik se nuk e përballon dot. Dhe këtu, po prekën mbi Marrëveshjen e Ohrit, po prekën mbi gjuhën, po prekën mbi të drejtat që i kemi larë me gjak, që nuk na i ka dhënë kërkush dhuratë… Se këtu ka njerëz që kanë humbur gjymtyrë, këtu ka njerëz që kanë humbur më të dashurit, këtu ka që rriten jetimë. Këto gjëra, ato që mendojnë të rrënojnë dhe të prekin mbi të arriturat e gjakut, duhet të jenë tre herë më burra se ne.” –
The post Ali Ahmeti: Politikat e pushtetit janë revanshiste dhe të rrezikshme appeared first on Alsat.
