Pas zyrtarizimit të transferimit të Ismael Saibari nga PSV për 55 milionë euro dhe Nathaniel Brown nga Eintracht Frankfurt, po për 55 milionë euro, objektivi i radhës i Bayern është transferimi i një qendërmbrojtësi.
Emri i zgjedhur nga Vincent Kompany është ai i brazilianit të Juventus, Gleison Bremer. La Gazzetta dello Sport raporton se kampionët e Bundesligës janë tashmë në negociata me Juventusin për Bremer.
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar brazilian ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh të vlefshme deri në mesin e gushtit, por Juventus mund ta lërë të shkojë për një çmim më të ulët.
Oferta e parë e Bayern është 30 milionë euro, ndërsa Juventus pretendon për të paktën 40 milionë euro.
The post Bayern nuk përmbahet në merkato, objektivi i radhës është qendërmbrojtësi që luan në Serie A appeared first on Telesport.
