Pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Karposh dhe Gjorçe Petrov në Shkup do të mbesin sot pa energji elektrike në intervale të ndryshme kohore, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QMK) – Shkup.
Sipas njoftimit, të bazuar në informacionet e EVN Maqedoni, pa energji elektrike do të jenë:
- Nga ora 08:00 deri në 15:00 – konsumatorët në rrugën “Todor Çangov”, në Komunën e Aerodromit.
- Nga ora 08:30 deri në 14:30 – një pjesë e konsumatorëve në rrugën “Metodija Andonov Çento”, objektet pranë ZPZ Napredok, Sendviçores Hit, si dhe objektet nga vendi i njohur si Triangla deri te mbikalimi për në Çento, në Komunën e Gazi Babës.
- Nga ora 09:00 deri në 13:00 – konsumatorët në rrugën “Vangel Dinui” dhe një pjesë e numrave tek në rrugën “France Preshern”, në Komunën e Karposhit.
- Nga ora 09:30 deri në 14:30 – një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Vëllezërit Çakrevi” dhe “Zora Socialiste”, në Komunën e Gjorçe Petrovit.
QMK u bën thirrje qytetarëve të prekur nga ndërprerjet e planifikuara të marrin masat e nevojshme gjatë periudhës kur do të mungojë furnizimi me energji elektrike.
