Neymar ka thënë pas humbjes nga Norvegjia se periudha e tij te Brazili ka përfunduar. Brazili u mposht 2:1 nga Norvegjia në 1/8 e finales.
“Jam munduar”, ka thënë Neymar. “Kam nisur këtu dhe po e përfundoi në këtë stadium. Tani ka përfunduar”, ka shtuar 34-vjeçari.
Ai luajti ndeshjen e parë për Brazilin më 10 gusht 2010, në miqësoren ndaj SHBA-së në stadiumin “MetLife”, ku Brazili u eliminua nga Norvegjia.
Ndaj Norvegjisë shënoi nga pika e bardhë në minutat e fundit, pasi u aktivizua si zëvendësues.
Për shkak të një lëndimi, Neymari luajti vetëm në dy prej pesë ndeshjeve të Brazilit në Botëror. I vlerësuar lojtari më i mirë i Brazilit për më shumë se një dekadë, Neymari është penguar goxha shumë nga lëndimet në vjetët e fundit.
Dhe përfaqësuesja e Brazilit tani po kalon një periudhë tranzicioni me gjeneratën e re që po del në skenë.
Neymari shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të Brazilit.
