Vendet e Jugut Global duhet të tregojnë mençuri dhe forcë kolektive, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, kështu tha presidenti kinez Xi Jinping të enjten në Kazan.
Xi vuri në dukje se ringritja kolektive e Jugut Global është një simbol i qartë i ndryshimeve të mëdha botërore. Modernizimi i këtyre vendeve është është një ngjarje e madhe në historinë botërore. Gjithashtu një akt i pashembullt në procesin e qytetërimeve njerëzore. Megjithatë, paqja dhe zhvillimi botëror vazhdojnë të përballen me sfida serioze, ndaj rruga e ringritjes së Jugut Global nuk do të jetë e lehtë. Si vija e parë e Jugut Global, duhet të ruhet paqja dhe të realizohet siguria e përbashkët.
Ne duhet të jemi një forcë e qëndrueshme për ruajtjen e paqes dhe të forcojmë qeverisjen globale te sigurisë, duke eksploruar zgjidhje gjithe përfshirëse për çështje të mëdha.
“Kam propozuar Nismën Globale të Sigurisë, e cila ka marrë mbështetje të gjerë nga palët e ndryshme dhe tashmë ka dhënë rezultate të rëndësishmenë ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në fusha të tjera. Duhet të shtyjmë për uljen e tensioneve në krizën e Ukrainës dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike. Duhet të vazhdojmë të nxisim armëpushimin e plotë në Rajonin e Gazës, të rifillojmë “Zgjidhje me dy shtete” dhe të parandalojmë përhapjen e konfliktit në Liban.
Kina do të nisë Aleancën e Bashkëpunimit të Think-tankeve të Jugut Global, duke nxitur shkëmbimet njerëzore dhe mësimin reciprok midis vendeve në lidhje me qeverisjen.
