Më 08.07.2026 në ora 20:00, në Pikën Kufitare „Deve Bair“, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë e privuan nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit transportues „Volvo“ me targa shqiptare, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e kamionit u gjetën dhe u sekuestruan 24 paketime me marihuanë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
The post Arrestohet një shtetas shqiptar në Deve Bair, në kamion iu gjetën 24 paketime me marihuanë appeared first on Alsat.


