Kapiteni i Egjiptit shmangu polemikat dhe dërgoi një mesazh shprese për popullin e tij, pas humbjes ndaj Argjentinës. Mohamed Salah ka thyer heshtjen pas eliminimit të dhimbshëm në 1/8 finale të Kupës së Botës 2026. “Faraonët”, edhe pse kryesonin me dy gola avantazh, u përmbysën dhe u mposhtën 3-2, duke i dhënë fund aventurës së tyre në turne mes zemërimit dhe zhgënjimit.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kapiteni i kombëtares egjiptiane zgjodhi të mos ushqente polemikat që shpërthyen pas ndeshjes, por t’u drejtohej tifozëve me fjalë përgjegjësie dhe shprese. Në mesazhin e tij, Salah falënderoi popullin egjiptian për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe la të kuptohej zhgënjimin që nuk arriti t’iu dhuronte tifozëve një gëzim të madh.

Në vend që të kërkonte justifikime, sulmuesi përcolli një mesazh për të ardhmen, duke theksuar se kjo eksperiencë duhet të shërbejë si pikënisje për një rilindje të futbollit egjiptian. Sipas Salah, “kualifikimi në turnetë e mëdhenj nuk mund të jetë më objektivi ynë përfundimtar, por vetëm hapi i parë drejt ndërtimit të një kombëtareje që konkurron rregullisht në nivelin më të lartë”.

Qëndrimi i yllit egjiptian ndryshon dukshëm nga ai i trajnerit Hossam Hassan dhe sulmuesit Mostafa Ziko, të cilët kritikuan ashpër gjykimin e arbitrit francez François Letexier, duke pretenduar se disa vendime të tij ndikuan në humbjen e Egjiptit ndaj Argjentinës.

The post Salah duartroket Egjiptin e tij: Vetëm pjesëmarrja në Botëror s’mund të jetë më objektivi ynë përfundimtar appeared first on Telesport.