Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka fajësuar veten për eliminimin e tyre nga Kupa e Botës, për shkak të një qasje mbrojtëse kundër Spanjës. Një gol i Mikel Merino në kohën shtesë eliminoi luzitanët nga Botërori.

Fernandes nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje, duke qenë shpesh i ndrydhur në skemat taktike të lojës portugeze. Kapiteni i Manchester United shprehu frustrimin e tij me mënyrën se si luajtën në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë, ishim superiorë, por në pjesën e dytë bëmë përsëri gabimin duke rënë shumë thellë në zonën tonë dhe duke ia dhënë topin kundërshtarit. Kur kjo ndodh, ne përfundojmë duke vuajtur

“, tha Fernandes.

Spanja e meritoi fitoren, por besoj se nëse do të kishim vazhduar të bënim atë që po bënim në pjesën e parë, do të kishim ikur nga këtu me një rezultat tjetër”, përfundoi mesfushori portugez.

The post Bruno Fernandes thumbon trajnerin për eliminimin: Patëm një qasje mbrojtëse në pjesën e dytë që na kushtoi appeared first on Telesport.