Ka nisur zbatimi i planit të masave për menaxhimin e trafikut dhe bllokimin e disa segmenteve rrugore, në kuadër të koncertit të reperit amerikan Kanye West (Ye), që mbahet mbrëmjen e sotme, 11 korrik, në Tiranë.

Kryeqyteti do të presë një nga artistët më të njohur të muzikës hip-hop në botë, ndërsa koncerti pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.

Performanca do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë event përgjatë aksit Tiranë–Durrës.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, autoritetet kanë nisur zbatimin e planit të masave, i cili parashikon kufizime dhe devijime të qarkullimit në disa akse rrugore pranë zonës së koncertit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të përdorin itinerare alternative për të shmangur vonesat.

The post Kanye West ndez sonte Tiranën, nis zbatimi i masave të qarkullimit appeared first on Veriu.info.