Bayern Munich ka zyrtarizuar dy goditjet e para në merkato për 110 milionë euro në total. 55 milionë euro për Nathaniel Brown nga Eintracht Frankfurt dhe 55 milionë euro për Isamel Saibari nga PSV.

BILD zbulon se objektivi i radhës i bavarezëve është të forcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku Josip Stanisic dhe Konrad Laimer nuk ofrojnë siguri të plotë. Dëshira e madhe e Vincent Kompany është Jules Kounde.

Francezi është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2030, por largimi i tij nuk është i pamundur këtë merkato. Kounde është përfolur shpesh për largimin nga Barcelona dhe ndoshta kjo verë mund të jetë momenti i duhur. Katalanasit e vlerësojnë francezin 80 milionë euro.

Për të arritur këtë shifër, Bayern duhet të bëjë disa shitje si Sacha Boey, Hiroki Ito, Kim Min-jae, Joao Palhinha etj

The post Pas Saibari dhe Brown, e ka radhën ylli i Barcelonës? Zbulohet plani i Bayern appeared first on Telesport.