Me 10 gola të shënuar dhe 9 asiste të dhënë në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Hoffenheim, Fisnik Asllani ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.

Prej kohësh përflitet për një interes serioz të Barcelonës për sulmuesin e Kosovës, i cili është një nga alternativat që klubi katalanas po ndjek për të gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowski-t. Po ashtu, Borussia Dortmund e ka në radar sulmuesin dardan, duke ditur rëndësinë që klubi verdhezi iu jep yjeve të rinj.

Megjithatë, Sport Bild, zbulon se ekipi favorit për momentin për transferimin e Asllanit është Leipzig. Vetë sulmuesi po ashtu duket se ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje.

Nga ana tjetër, te Hoffenheim janë të bindur, që Asllani do të largohet vetëm për shifrën 30 milionë euro.

The post As Barcelona dhe as Borussia Dortmund, një tjetër ekip është favorit për Asllanin appeared first on Telesport.