Pas përfundimit të Botërorit, aty ku merkato do të fillojë të “nxehet” realisht, Michael Olise do të jetë protagonisti kryesor i saj.
Sipas Sky Sports, Michael Olise kërkon të transferohet te Real Madrid gjatë kësaj verë, pasi është i bindur se klubi madrilen është destinacioni ideal për të vazhduar zhvillimin e tij dhe për të ndërmarrë hapin tjetër në karrierë.
Në anën tjetër, te Real Madrid duan të tregohen të kujdesshëm në këtë lëvizje dhe duan të ruajnë marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që kanë me klubin bavarez. Por, nëse dëshira e vetë lojtarit është të transferohet në Madrid, atëherë drejtuesit e “Los Blancos” do të bëjnë gjithçka për të finalizuar transferimin e tij, që me siguri do të jetë mbi 150 milionë euro.
Ndërkohë, te Bayern Munich nuk janë të shqetësuar aspak nga këto zëra dhe janë të vetëdijshëm që do të shtoheshin shumë pas formës fantastike të treguar nga francezi. Klubi bavarez vazhdon me planin e tij për t’i ofruar një kontratë të re Olise, ku sigurisht do të ketë rritje të ndjeshme rrogë dhe shumë përfitime të tjera.
The post E BUJSHME: Olise pret në “besë” Bayern Munich dhe kërkon transferimin te Real Madrid brenda kësaj vere? appeared first on Telesport.
