Spanjë-Argjentinë, do të jetë finalja e madhe e Kupës së Botës 2026. Në gjysmëfinalen e dytë të luajtur sonte në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta, Argjentina fitoi 1-2 ndaj Anglisë.
Pjesa e parë ishte e rivalizuar nga të dy ekipet, por mungoi goli. Edhe pse Argjentina e nisi më mirë pjesën e dytë, duke kërkuar të gjejë golin që në minutën e 47-të, me dy tentativa të Julian Alvarez, ishin anglezët ata që kaluan të parët në avantazh.
Sfida u zhbllokua në minutën e 54-të, ku pas një aksioni tipik të anglezëve dhe asistit të Jude Bellingham ishte Anthony Gordon ai i cili dërgoi topin në portën e Emi Martinez, duke përfituar edhe nga një mungesë vëmendjeje e Nahuel Molina.
Ky është goli i parë për Gordon në Botëror. Argjentina kërkon direkt golin, në minutën e 57-të, Djed Spence bën një ndërhyrje të jashtëzakonshem në fund ndaj Giulliano Simeone, duke i hequr nga këmbët golin e sigurt.
Në minutën e 69-të, pas një krosimi perfekt të Leo Messit, ishte Nico Gonzalez që goditi me kokë, por Pickford bëri një pritje të mrekullueshme.
Në minutën e 76-të, Alexis Mac Allister ishte i pafat, pasi goditja e tij me kokë u përplas në shtyllë. Një minutë më pas, Mac Allister provon sërish me kokë, por këtë herë goditja pritet nga Pickford.
Në minutën e 85-të, erdhi goli i barazimit. Enzo Fernandez barazon shifrat me një goditje spektakolare nga distanca, pas asistit të Leo Messit.
Në minutën e parë shtesë, Mac Allister godet me kokë shtyllën. Një minutë më pas, Messi kroson, Lautaro Martinez shënon me kokë. Ndeshja mbyllet 1-2 për Argjentinën. Anglia duhet të presë ende për të siguruar një finale Botërori dhe duhet të mjaftohet vetëm me “finalen e vogël” ndaj Francës, për vendin e tretë. Argjentina shkon për herë të dytë rresht në finalen e Botërorit, por këtë herë do të ketë përballë Spanjën.
The post Përmbysje e çmendur, Argjentina “likuidon” Anglinë dhe shkon në finale (video) appeared first on Telesport.
