Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës, shprehu krenarinë pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit: “Edhe një herë treguam se askush nuk na dhuron asgjë dhe u rikthyem mes dy skuadrave më të mira në botë. Jam edhe një herë shumë krenar që mund t’i dhuroj një gëzim të gjithë popullit argjentinas”.

Ylli argjentinas theksoi se sfida ndaj Anglisë “ishte vetëm një ndeshje futbolli”, duke shtuar: “Donim të fitonim dhe të arrinim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që ia dolëm sërish, sidomos për mënyrën se si e bëmë, kur gjithçka ishte kundër nesh. Me zgjuarsi, me futboll dhe me dëshirë. Ky grup tregoi edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë”.

Në fund, Messi u bëri nderime bashkëlojtarëve: “Tani duhet ta shijojmë këtë moment së bashku. Ky grup nuk i ka borxh askujt. Kemi treguar gjithmonë se japim maksimumin dhe iu kemi dhuruar shumë gëzim argjentinasve gjatë këtyre viteve. Të rikthehesh në një finale të Kupës së Botës, me gjithçka që kjo do të thotë për Argjentinën, është diçka që duhet vlerësuar, pavarësisht se çfarë do të ndodhë”.

The post Messi pasi likuidoi Anglinë: Iu treguam të gjithëve se askush nuk na dhuron asgjë appeared first on Telesport.