“A do të vazhdoj të luaj me Milan? Po, sigurisht. Pastaj do të flasim me trajnerin dhe Maignan. Ne donim të ishim të qetë gjatë Kupës së Botës dhe të mos na shqetësonin gjëra të tjera. Tani do të ketë kohë për të folur me qetësi”.
Kështu ka deklaruar mesfushori francez Adrien Rabiot për “Dazn” pas ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës kundër Anglisë. Rabiot shpjegoi se nuk kishte folur me Amorim në telefon dhe se tani do të marrë disa ditë pushim.
“Një pushim i merituar. Duhet të pushojmë mirë dhe pastaj do të kthehemi, shpresojmë sa më vonë të jetë e mundur
Kjo ka hedhur dyshime mbi qëndrimin e mesfushorit francez te kuqezinjtë dhe kalimin e tij te Napoli. Gjithsesi, javët në vijim do ta sqarojnë situatën, ndërkohë që kontrata e tij me Milan është deri në vitin 2028.
The post Rabiot i premton besnikëri Milan: Do të rikthehem dhe më pas do të flas me trajnerin Amorim appeared first on Telesport.
