Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares së Italisë. Zgjedhja do të bëhet nga drejtuesit e rinj teknikë, Paolo Maldini dhe Leonardo, në bashkëpunim me presidentin e ri të federatës, Giovanni Malagò.
Maldini dhe Leonardo takuan Guardiolën – Një nga pistat më intriguese të javëve të fundit të çon te Pep Guardiola, i cili u largua nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, pas 10 vitesh në pankinën e klubit anglez.
Sipas “Sky Sport”, kjo nuk është më thjesht një ide. Fundjavën e kaluar, Maldini dhe Leonardo udhëtuan në Barcelonë, ku zhvilluan një takim pune me Guardiolën dhe i propozuan zyrtarisht drejtimin e Italisë. Ende nuk dihet se cila ka qenë, ose do të jetë, përgjigjja e teknikut katalanas, por tentativa është reale dhe konkrete.
Fjalët e Guardiolës – Vetëm tri ditë më parë, Guardiola foli për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohej se nuk ka ndërmend të rikthehet menjëherë në stol: “Nga ana mendore nuk më mungon asgjë. Nuk mendoj se pas dy javësh apo një muaji do të duhet t’ia nis sërish nga e para. Thjesht po përpiqem të kuptoj se si do të jetë jeta ime në vazhdim”.
The post Guardiola, trajner i Italisë? Më shumë se ëndërr, Maldini dhe Leonardo kanë nisur përpjekjet appeared first on Telesport.
