Dëmtimi i rëndë që William Saliba pësoi me Francën gjatë Botërorit, pritet ta lërë jashtë për një periudhë të gjatë kohe. Mendohet se qendërmbrojtësi francez do të mungojë për të paktën pesë muaj.

Në këtë situatë, Arsenal është i detyruar të ndërhyjë në merkato. The Sun zbulon se klubi londinez po punon për një lëvizje surprizë. Arsenal ka piketuar John Stones, i cili e mbylli me Manchester City-n në fund të sezonit të kaluar dhe tashmë është lojtar i lirë në treg.

Ideatori kryesor i kësaj lëvizjeje surprizë është Mikel Arteta, i cili i njeh cilësitë e lojtarit në mënyrë të përsosur nga koha e tij si ndihmës trajner te Manchester City.

The post Ideja e bujshme e Arsenalit. Ylli i Man. City do të zëvendësojë William Saliba-n appeared first on Telesport.