Phil Foden pritet të jetë një nga largimet e bujshme nga Manchester City, por edhe nga Premier League, gjatë kësaj vere. 26-vjeçari luajti një rol dytësor te “Qytetarët” në sezonin e kaluar, ku kontriboi em 10 gola dhe 7 asiste. Duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027, anglezi është i hapur për një largim që këtë verë.

Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Barcelona është momentalisht klubi më i interesuar për Foden. Drejtuesit e klubit katalanas po shqyrtojnë negocimin e transferimit të tij për një tarifë më të ulët se vlera e tij në treg, që momentalisht ëhstë 70 milionë euro.

Për Foden, ka pasur interes edhe nga Milan, por kuqezinjtë janë tërhequr disi, për shkak të çmimit të lojtarit. Nga ana tjetër, Man. City ka lënë të kuptohet se Foden do të largohet vetëm për një shitje direkte dhe përfundimtare, nuk përjashtuar mundësinë e huazimit me të drejtë apo detyrim blerjeje.

The post Barcelona i prish planet Milanit, futet në lojë për objektivin kryesor të kuqezinjve në merkato appeared first on Telesport.