Pavarësisht se Franca nuk arriti dot të fitonte trofeun, Kylian Mbappe shkëlqeu në Botëror me 10 gola të shënuar, duke fituar “Këpucën e Artë” dhe kryeson renditjen e përgjithshme me 22 gola.

Pas të marrë disa ditë pushimesh, Mbappe do të rikthehet te Real Madrid, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Sulmuesi francez u kthye në Madrid të hënën në mbrëmje dhe në një prononcim të shkurtër për El Chiringuito, u përgjigj shkurt “Po, po”, pyetjes së gazetarit nëse mezi priste të takohej me Mourinhon.

Si Mourinho ashtu dhe Mbappe, gjithmonë janë shprehur me fjalë dhe vlerësime të mëdha për njëri-tjetrin. Sulmuesi francez pritet të jetë boshti kryesor i formacionit dhe sistemit të Mourinho te Real Madrid.

The post Mbappe mezi pret të bashkohet me Mourinhon, mesazhi i francezit për “The Special One” appeared first on Telesport.