Pikërisht tani që Michael Olise ka gjithë të drejtën të shijojë disa ditë pushimesh pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, në Gjermani kanë zbuluar një sekret nga jeta private e sulmuesit, të cilën e quajnë si skandal.
Bild ka publikuar ditën e sotme një deklaratë nga Fatima Zaunbrecher, një grua 34-vjeçare gjermane me origjinë marokene, e cila zbulon se ylli francez ka një djalë sekret, aktualisht 20 muajsh.
Lidhja mes tyre ka nisur katër vjet më parë, kur sulmuesi luante te Crystal Palace dhe ata janë njohur në Londër. Sipas asaj që pretendon gruaja në fjalë, dy javë pas ndarjes nga Olise, ajo mësoi se ishte shtatzënë. Olise e ka njohur si fëmijën e tij, por nuk është përgjigjur për detyrimet ndaj tij dhe nuk ka dashur që kjo çështje të bëhet publike.
Deri tani end enuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Olise për këtë lajm të publikuar së fundmi nga Bild dhe për deklaratën dhe akuzat e zonjës në fjalë.
The post “Ka një fëmijë sekret, 20 muajsh”! Në Gjermani zbulojnë “sekretin” nga jeta private e Olise dhe e quajnë skandal appeared first on Telesport.
