Nga Ivan Zazzaroni*

Deri mbrëmë vonë, Giovanni Malagò nuk kishte folur ende me trajnerin e caktuar jo prej tij, por nga Paolo Maldini, prandaj askush nuk dinte gjë për kohëzgjatjen e marrëveshjes apo shifrat. Reagimi jashtëzakonisht i ashpër i opinionit publik ndaj konfirmimit të preferencës që ra mbi Pirlon e ka zënë atë plotësisht në befasi.

Presidenti i FIGC u gjend përpara një udhëkryqi: të konfirmonte vendimin e drejtorit të ri teknik dhe të merrte përsipër përgjegjësinë për hir të koherencës e rolit, apo të kthehej te trajneri i tij i preferuar, zgjedhja e tij origjinale, Roberto Mancini, duke e vënë çdo gjë sërish në dyshim.

Duke kërkuar vëmendjen mediatike (Maldini ishte imazhi i përsosur i sugjeruar nga klubet), Malagò u ngatërrua keqas; nuk është rastësi që “dogji” më shumë se 30 ditë punë për të arritur te një projekt që, në fund të fundit, nuk e bind plotësisht.

Nuk e gjykoj zgjedhjen e Pirlos, po e bëjnë tashmë të tjerët. Sidoqoftë, i kam pikëpikasur origjinën, e cila është brezash. Po të kishte pasur mundësi, Maldini do të kishte zgjedhur, për nga shijet dhe mosha, De Rossi ose Grosso, të dy nën kontratë.

Sot ndoshta do të ketë reflektime të tjera, dyshime të tjera, në rastin më ekstrem edhe një prapakthehu, duke çuar kështu në përçarjen e radhës. Këmbëngul të përsëris se me klubet në këto kushte, të etura për para, të përkulura ndaj tregtimit të lojtarëve të huaj e megjithatë aq arrogante sa të duan t’i imponojnë zgjedhjet e tyre federates, kombëtarja italiane nuk mund të shkojë kudo.

Shtoj që nëse u desh më shumë se një muaj për të arritur te Pirlo, pasi u radhitën Conte, Mancini, Baldini, Ancelotti (nën kontratë) dhe madje Guardiola (një udhëtim grotesk iluzioni), kjo do të thotë se aftësia jonë e planifikimit mbetet ekzistuese, përveçse e kushtëzuar nga humoret dhe interesat e kundërta. Çfarë mëkati!

* Drejtor i “Corriere dello Sport”

The post Opinion / Nga Guardiola te… Pirlo! Italia dhe zgjedhja e trajnerit, çfarë mëkati appeared first on Telesport.