Një kërkim gjenealogjik i kryer nga historiani italian Fiorenzo Santini ka nxjerrë në dritë një detaj interesant mbi origjinën e Lionel Messit. Sipas të përditshmes braziliane “Globo”, kapiteni i Argjentinës ka një lidhje të papritur me Brazilin. Më saktësisht, një nga stërgjyshërit e tij lindi atje përpara se familja të shpërngulej përfundimisht në Argjentinë në fillim të shekullit XX.

Stërgjyshi i tij, Arderigo Cuccittini, lindi në vitin 1904 në Ribeirão Preto (shteti i San Paolo). Ai ishte djali i emigrantëve italianë të vendosur në Brazil në fund të shekullit XIX. Vetëm një vit më vonë, familja u shpërngul në Argjentinë, ku më pas lindi gjyshi dhe e ëma e Messit.

Studimi zbuloi gjithashtu se lindja e Cuccittini në Brazil erdhi si pasojë e një gabimi administrativ gjatë regjistrimit të familjes, me ç’rast mbiemri i tyre origjinal u ndryshua me të mbërritur në vend. Ky detaj i shton një faqe të re historisë së kampionit të botës 2022, rrënjët e të cilit ndërthuren me Brazilin.

The post Messi, zbulim i bujshëm mbi origjinën. Stërgjyshi i lindi në Brazil prej një gabimi administrativ appeared first on Telesport.