Edhe pse nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, dëmtimi i pësuar gjatë Kupës së Botës do ta mbajë larg për një kohë të gjatë William Saliba-n. Për këtë arsye, Arsenal është i detyruar të ndërhyjë në merkato dhe të forcojë qendrën e mbrojtjes.

Sipas Sky Sports News, drejtuesit e Arsenalit po mendojnë për një goditje të dyfishtë: John Stones dhe Ezri Konsa. I pari është lojtar i lirë në treg, pasi vendosi të ndahej me Man. City-n në fund të sezonit të kaluar.

I dyti, është nën kontratë me Aston Villa-n deri në vitin 2028 dhe vlera e tij aktuale në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Arsenalit po përgatisin ofertën e parë në drejtim të Aston Villa-s dhe sigurisht që negociatat nuk do të jenë aspak të lehta.

Edhe gara për John Stones, nuk do të jetë e thjeshtë duke ditur që për anglezin ka një interes të madh në Premier League dhe jashtë saj.

The post Saliba do të mungojë gjatë, Arsenal surprizon Artetën me dhuratën e dyfishtë appeared first on Telesport.