Gazetar: Zekirija Haxhiu

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti i bën thirrje opozitës shqiptare që siç thotë të tejkalojnë inatet politike dhe të mbështesin ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, si dhe zgjidhjen ligjore mbi provimin e jurisprudencës. I pyetur se si do të arrijnë ta miratojnë në Kuvend ligjin për përfaqësim por edhe zgjidhjen mbi provimin e jurisprudencës, Mexhiti thotë se kjo është në dorë të BDI-së dhe shpreson që partia e Ahmetit të punojë në interes të shqiptarëve.

VLEN-i e ka kaluar në të gjitha filtrat edhe në Qeveri edhe në Komisionin e Venecias. Uroj opozitën shqiptare të cilët nuk i kanë zgjidhur këto punë 22 vite, uroj që tash të jenë konstruktiv dhe në moment të duhur ta tejkalojnë inatin dhe të votojnë pro interesit shqiptar tek të dy ligjet. Edhe te ligji për jurisprudencën edhe ligji për përfaqësim adekuat”, Izet Mexhiti – Bashkëkryetar i VLEN.

Megjithatë nga opozita shqiptare deri tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të mbështetur këto dy zgjidhje. Për përfaqësimin e drejtë shprehen se nuk ka kuota etnike ndërsa mungojnë dhe sanksionet.

Ato si opozitë çdo herë mund të kenë edhe kërkesa më të mëdha por kur t’iu vjen rasti të kth ehen, mund t’i përmirësojnë e ti bëjnë më të mira. Tani i ftoj publikisht mos shkojnë me inate por të jenë në anën e interesit shqiptar, të zgjidhjes së këtyre çështjeve të cilat kanë pasur mundësi t’i zgjidhin 22 vite. I ftoj publikisht që të bashkëngjiten dhe ti votojmë bashkërisht.

Ndërkaq provimi i jurisprudencës edhe më tej nuk është publikuar zyrtarisht me zgjidhje konkrete. Për të janë bërë një sërë premtimesh. Siç pati njoftuar zv.kryeministri Bekim Sali, propozimi i grupit të punës është që pjesa teorike e provimit të jepet në gjuhën shqipe ndërsa ajo praktike në gjuhën maqedonase. Por kryeministri Mickoski pati paralajmëruar shqyrtim edhe nga Komisioni i Venecias./Alsat.mk.

The post Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve dhe të mbështes Ligjin për Përfaqësim dhe zgjidhjen për Jurisprudencën appeared first on Alsat.