Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka emocionuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar fotografi të rralla nga arkivi familjar.

Artistja ka ndarë në platformën X disa imazhe nga dita e martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Dasma e prindërve të mi shqiptarë”.

Fotografitë morën menjëherë vëmendjen e fansave të saj, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente. Shumë ndjekës ndërkombëtarë u shprehën të befasuar nga pamja serioze e nënës së këngëtares në ditën e martesës.

“A ishte mamaja jote e lumtur që ndodhej aty?”, ishte një nga pyetjet që u përsërit më së shumti në komentet e postimit.