Gostivari sot pritet të furnizohet me ujë teknikisht të rregullt për përdorim, njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se ende po vazhdon procesi i hiperklorinimit të tij nga ana e ekspertëve të Ujësjellësit të Shkupit.
I pyetur nga gazetarët pas inspektimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e nyjës rrugore “Momin Potok”, Mickoski tha se rezultatet e analizave të deritanishme janë të mira dhe se situata është sanuar në një afat të shkurtër kohor.
Në Gostivar uji do të vazhdojë të mbetet i ndaluar për pije, madje edhe pasi të bëhet i rregullt për përdorim teknik.(INA)
