U përmbyll edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, i cili nga 23 deri më 26 korrik e shndërroi Çarshinë e Vjetër të Shkupit në një skenë të artit muzikor të nivelit të lartë dhe dialogut kulturor.
Gjatë katër netëve të festivalit u realizuan 4 koncerte, ku performuan 20 solistë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Rumania, Italia, Kosova dhe Spanja, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike AYGA e Maqedonisë.

Festivali u mbështet nga Komuna e Çairit, kryetari i së cilës tha se mbetet i përkushtuar në zhvillimin e kulturës si shtyllë e zhvillimit lokal, turizmit dhe promovimit ndërkombëtar të Komunës së Çairit, qytetit të Shkupit dhe të gjithë vendit.