Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në territorin e Shkupit. Për qytetarët të cilët shfrytëzojnë ngrohje qendrore nga EMV rritet për 5,96%. Sipas përllogaritjeve të Komisionit Rregullator të Energjetikës, për një banesë prej rreth 60 metra katrorë, shtrenjtimi do të jetë rreth 140 denarë. Kreu i Komisionit Rregullator, Aco Ristov, tha se periudhën që vjen duhet të ndodh bashkimi i të gjitha kompanive të EMV-së për ngrohje, me qëllim optimizimin e burimeve dhe rritjen e efikasitetit, që nënkupton çmime më të volitshme për konsumatorët.

Komisioni Rregullator vendosi që këtë vit të kemi rritje minimale të çmimeve, pra 5,96% do të jetë çmimi i propozuar, pra kjo është rritja mesatare tek amvisëritë në gjithë territorin e Shkupit e të cilat furnizohen nga EMV. Në metodologjinë e formimit të çmimit, më së shumti vëmendja u vendos te gazi. Patëm mirëkuptim vetëm në lëvizjet e inflacionit në shtet dhe ekonomi, pasi e dini se janë pashmangshme çdo vit. Kemi inflacion që rritë çmimet e shërbimeve dhe mallrave të cilat janë pjesë e formimit të çmimeve përfundimtare. – Aco Ristov – Kryetar i KRRE.

The post Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup appeared first on Alsat.