U treguan trima – pranuan që kanë gabuar dhe u tërhoqën, kështu mes tjerash e ka vlerësuar dorëheqjen grupore të anëtarëve të Komisionit për falje, kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton TV21.
Mickoski me këtë deklaratë e shpalli të mbyllur debatin për Komisionin në falje dhe për faljet të cilat u vlerësuan si skandaloze në publik.
“Një njeri që punon, di edhe të gabojë. Kur do të konstatohet gabimi, nëse ndërmerret përgjegjësi atëherë ajo është trimëri dhe unë kështu mund ta komentoj vendimin e anëtarëve të Komisionit e cila merret me tema të faljes. Si duket është konstatuar gabimi dhe e vetmja zgjidhje që ata mund ta bënin, është të tërhiqeshin. Pres që këtu të mbarojë debati në publik”, tha Mickoski
