Giuseppe Bergomi, ish-kapiten dhe legjendë e Interit, ka shkruar një letër prekëse në “Gazzetta dello Sport” për të kujtuar Franco Baresin, me të cilin ndau shumë beteja në fushë, por edhe një pjesë të rëndësishme të jetës mes rivalitetit milanez dhe kombëtares italiane.

Kujtimin e nis nga hera e fundit kur dolën bashkë në publik, si mbajtës të flakës olimpike, në ceremoninë inauguruese të “Milano-Cortina 2026”, në “San Siro”: “Ajo fotografi është bërë histori, do të mbetet përgjithmonë ndër më të bukurat e jetës sonë.

“Nuk ka qenë kurrë njeri i shumë fjalëve, – tregon Bergomi për Baresin, – por e pashë të emocionuar. Në një moment na thanë se duhej të vendosnim kufjet, por ai donte që ta udhëhiqja vetëm unë. Ishim të lidhur të dy, pranë njëri-tjetrit, në një çast të mrekullueshëm”.

Bergomi: “Io e Baresi tedofori olimpici, avevo l'ansia. Mi disse: Beppe, ne  abbiamo passate tante. Ce la faremo anche questa volta”

Ish-kapiteni i Milanit kishte kërkuar ta mbante pishtarin si kujtim dhe Bergomi arriti t’ia siguronte: “Ia dorëzova në fund të qershorit, në një bar pranë shtëpisë, një vend i frekuentuar nga tifozët e Interit, ku edhe ai ndihej si në shtëpi. Fatkeqësisht, ajo ishte hera e fundit që u pamë”.

Më pas kujton fillimet e karrierës: “Mendoni, ishte pikërisht ai, më i madhi nga vëllezërit Baresi, që më bëri nyjën e parë të kravatës në jetën time, sepse vetë nuk dija”.

Natyrisht, kujton edhe duelet në fushë: “Në derbin tim të parë, më 6 shtator 1981, që përfundoi 2-2 në Kupën e Italisë, shënova gol dhe përballë ishte Franco. Në betejat në fushë, megjithatë, kemi qenë gjithmonë larg njëri-tjetrit. Mund t’i jepnim vetëm dorën dhe një përqafim në fillim, sidomos kur ishim kapitenë, pastaj secili mbronte zonën e vet.

Bergomi: 'Baresi aveva un carisma tale che con tre parole metteva a posto  lo spogliatoio'. Video | Sky Sport

Nuk do ta harroj kurrë ndeshjen e tij të lamtumirës. Më telefonoi personalisht dhe më tha: Ti do të vish! Me shaka iu përgjigja: ‘Do të më vërshëllejnë pa fund… Ai ma ktheu: Mos e vrit mendjen…”

Më pas vjen kujtimi i kombëtares: “Në vitin 1982 u shpallëm bashkë kampionë bote. Gjatë turneut mbështetëm njëri-tjetrin: ishim më të rinjtë e grupit dhe qëndronim gjithmonë bashkë. Luajtëm së bashku edhe Europianin e vitit 1988 dhe Botërorin e vitit 1990. Shiritin e kapitenit e mbaja unë, por duke luajtur pranë tij ndihesha i mbrojtur”.

Në fund, Bergomi shkruan: “Sot mendoj se kemi qenë gjithmonë shumë të ngjashëm: të dy të përmbajtur, të edukuar, bij të një epoke tjetër, të lidhur nga një vlerësim i sinqertë. Më pëlqen një përkufizim: kapitenë pa retorikë. Pastaj mendoni edhe nofkat tona: ai ‘Piscinin’, fëmijë përgjithmonë; unë ‘Zio’, një djalë që dukej sikur ishte tashmë i rritur. Së bashku, dy shokë udhëtimi, me një top në këmbë dhe një pishtar në duar”.

Ultima imagine cu Franco Baresi. Căpitanul lui AC Milan, cu torța olimpică  pe San Siro. Alături i-a stat Giuseppe Bergomi, rivalul de la Inter devenit  sprijin - GOLAZO.ro

The post Letra prekëse e Bergomit për Baresi: Ishim kapitenë pa retorikë, fotoja jonë e fundit tashmë është histori appeared first on Telesport.