Mohammed Fuseini përjetoi një moment tmerri në qendër të Brukselit. Sulmuesi 24-vjeçar i Royale Union Saint-Gilloise dhe kombëtares së Ganës u sulmua nga pesë persona me kapuç, të cilët e grabitën duke i marrë një orë Rolex, telefona dhe portofolin.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 06:30 të mëngjesit në “Avenue Louise”, rreth 300 metra nga klubi i natës “Bloody Louis”, ku Fuseini kishte qenë më parë. Pesë grabitësit e rrethuan makinën e tij; tre prej tyre e nxorën me forcë jashtë dhe e neutralizuan me një kapje në qafë, ndërsa dy të tjerët kontrolluan automjetin.

Grabitja u regjistrua nga një shok skuadre i Fuseini, pamjet e të cilit ndihmuan policinë të identifikonte autorët. Një 23-vjeçar u arrestua me një pjesë të sendeve të vjedhura dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa kërkohen katër bashkëpunëtorët e tjerë.

Futbollisti pësoi vetëm dëmtime të lehta, u kontrollua në spital dhe rifilloi stërvitjet pas pak ditësh. Klubi e cilësoi ngjarjen “veçanërisht tronditëse”. Fuseini, i lindur në vitin 2002, iu bashkua Royale Union Saint-Gilloise më 2024 dhe ka shënuar 14 gola në 72 ndeshje. Me Ganën ka dy paraqitje dhe një gol.

The post Futbollisti grabitet dhunshëm në mes të Brukselit, 5 persona me kapuç e nxjerrin me forcë nga makina (video) appeared first on Telesport.