Privohen nga liria tre kontrabandistë, sekuestrohen dy automjete dhe mall kontrabandë në kufirin Maqedoni–Kosovë
Më 31.07.2026, rreth orës 23:00, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri, duke vepruar sipas Planit Operativ për parandalimin, zbulimin dhe kapjen e personave që kryejnë kontrabandë përmes kufirit shtetëror, në zonën e fshatit Bllacë, më saktësisht në vijën kufitare ndërmjet fshatit Bllacë dhe Hani i Elezit, i privuan nga liria N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), të gjithë nga fshati Bllacë.
Ata u kapën duke ngarkuar mall kontrabandë, të futur në mënyrë të paligjshme nga Kosova, në një automjet transportues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit dhe në një automjet udhëtarësh “Hyundai” pa targa regjistrimi.
Automjetet dhe malli janë sekuestruar, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
The post Tre persona arrestohen për kontrabandë në kufirin Maqedoni–Kosovë appeared first on Alsat.
