Më 31.07.2026 në orën 16:30, në bazë të urdhëresës gjyqësore, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të L.M. (36) në Tetovë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me lëndë pluhur të bardhë.
Më 31.07.2026 në orën 18:00, në bazë të urdhëresës gjyqësore, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R.T. (37) në fshatin Trebosht të Tetovës. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.
Më 31.07.2026 në orën 19:00, në bazë të urdhëresës gjyqësore, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë e N.A. (41) në fshatin Dobrosht të Tetovës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe hashash.
Të tre personat janë privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
