Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa balistike ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, gjatë orëve të para të së shtunës. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, sulmi shkaktoi shpërthime të shumta në qytet, zjarre në disa zona dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Mes të lënduarve ka edhe fëmijë. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të kërkojë forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Gjatë vizitës së tij në Uashington, ai i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump leje që Ukraina të prodhojë raketat interceptuese Patriot, të cilat konsiderohen si sistemi më efektiv për rrëzimin e raketave balistike. Trump deklaroi se bisedimet janë ende në zhvillim dhe se SHBA duhet të tregojë kujdes për ndarjen e teknologjisë së avancuar ushtarake, duke e cilësuar një vendim të tillë si “një hap të madh”./Alsat.mk.
The post Rusia godet sërish Kievin me raketa balistike, të paktën 9 viktima appeared first on Alsat.
