PSG pritet të zyrtarizojë shumë shpejt dy transferime të bushme, ndoshta që javën që vjen. I pari është Ferran Torres, me të cilin ka arritur marrëveshjen paraprake për kushtet personale dhe i dyti është anësori belg i Ajax-it, Mika Godts.
Sipas De Telegraaf, marrëveshja mes Ajax dhe PSG-së pritet të arrihet për shifrën 60 milionë euro. Anësori belg shkëlqeu sezonin e kaluar në Holandë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 15 asiste në 44 ndeshje.
Oferta prej 40 milionë eurosh e kampionëve në fuqi të Europës është refuzuar nga klubi holandez, të cilët janë të vendosur për shifrën 60 milionë euro. 21-vjeçari i cili luan si sulmues i krahut të majtë konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, ndaj dhe PSG po kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e tij.
The post Jo vetëm Ferran Torres, PSG ka në “xhep” edhe një tjetër super lojtar për 60 milionë euro appeared first on Telesport.
