Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, foli për kombëtaren, politikën sportive italiane dhe të ardhmen e klubit “granata”. Ai tha se Roberto Mancini ishte zgjedhja e presidentit Malagò, ndërsa Serie A kishte prirje për Antonio Conten: “Do ta kisha zgjedhur Conten, sepse duhej një shtysë e fortë. Ai kishte bërë mirë më parë me kombëtaren dhe mund të ishte njeriu i duhur”.
Cairo përgëzoi Malagòn për rolin e tij dhe kujtoi: “Vijmë pas tre Botërorësh të humbur, një katastrofë”. Për Infantino dhe UEFA-n tha: “Disa gjëra i ka bërë mirë, por disa nuk i kam kuptuar, si heqja e pezullimit për Balogun dhe ideja për t’ua shitur pjesë të Botërorit investitorëve të jashtëm”.
Për Torinon dhe Abaten shtoi: “Më pëlqen, ka ide, dëshirë, ambicie dhe karakter”. Ai theksoi se do të ndërtojë një skuadër të fortë. Pas 21 vitesh pronësi, është gati të shesë nëse vjen një investitor i pasur dhe tifoz që mund ta mbajë klubin: “Do të bëhem tifozi i parë”.
The post “Mancinin si trajner të Italisë e zgjodhi Malagò, ndërsa Serie A preferonte Conten” appeared first on Telesport.
