Mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, i cili së fundi rinovoi kontratën me zikaltërit, foli nga grumbullimi i skuadrës në Perth: “Kritikat nuk më interesojnë. Nëse njerëzit duan të kritikojnë, është pjesë e sportit. Unë gjithmonë besoj te vetja ime. Jam i kënaqur me rrugën që po ndjek dhe do të vazhdoj kështu”.

I pyetur nëse preferon të luajë si mbrojtës qendror apo në krah të treshes së mbrojtjes, ai u përgjigj: “Për mua gjëja më e rëndësishme është të luaj. Nuk ka rëndësi nëse jam në qendër apo në krah, dua vetëm të ndihmoj ekipin. Edhe si sulmues do të luaja, nuk ka rëndësi. Në fund vendos trajneri”.

Për konkurrencën e mundshme me John Stones tha: “Është normale. Si futbollist nuk mund të pushosh kurrë. Nëse vjen një lojtar i këtij niveli, është diçka e mirë për gjithë skuadrën. Duhet ta ngremë nivelin dhe kjo është pozitive”.

Për kombëtaren gjermane shtoi: “Po, është normale ta synoj. Kur luan tek Interi, dëshiron edhe kombëtaren. Dua të luftoj për një vend dhe besoj se, nëse bëj mirë, ka mundësi të më thërrasin”.

Ndërsa për trajnerin Jürgen Klopp nënvizoi: “Nuk është kurrë e lehtë, por ai është një trajner i madh. Shpresoj të jem në planet e tij, por vendimi i takon trajnerit”.

 

 

The post Bisseck: Nuk i druhem konkurencës së Stones, duhet ta ngremë nivelin. Kritikat? Nuk më interesojnë appeared first on Telesport.