Si Juventus ashtu edhe Milan po kërkojnë të forcojnë qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri. Sipas ekspertit të merkatos, Erkem Konur, të dy klubet në fjalë janë vënë pas qendërmbrojtësit të ri të Parmës, Alessandro Circati.
22-vjeçari i cili është nën kontratë me Parmën deri në vitin 2029, ka rënë në sy me paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë sezonit të kaluar. Lidhur me tarifën e mundshme të transferimit, duket se Parma është e hapur për të pranuar shitjen e lojtarit të tyre për një shumë rreth 35 milionë euro.
Një shumë disi e vështirë për t’u përballuar disi nga ekipet në fjalë, por nuk përjashtohet mundësia që të arrihet marrëveshjes për një shfiër pak më të ulët se 35 milionë euro.
The post Juventus dhe Milan me objektiv te perbashkët në merkato, duan mbrojtësin e rivalëve që kushton 35 milionë euro appeared first on Telesport.
