Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit. E ftuar ishte edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti, duke rikonfirmuar qëndrimin se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Ftesën e ka refuzuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi sipas kreut të kësaj partie, Ardian Gjini, kjo parti veçse ka vendosur gjashtë kushte në këmbim të votës për krijimin e institucioneve. Kjo ftesë nga kryeministri Kurti, vjen tre ditë para se të mbahet seanca konstitutive e legjislaturës së njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, një hap i domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja të vendit./Alsat.mk.

The post Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen sot appeared first on Alsat.